Vokrri: Kontributi i Nexhatit ishte jashtëzakonisht i madh

Futboll

Vokrri: Kontributi i Nexhatit ishte jashtëzakonisht i madh

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:41
Nexhat Halimi

Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shpreh ngushëllime për familjen Halimi. “Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Nexhat Halimit, ish sekretar i KF Vllaznia Pozharan, ish-delegat i Kuvendit të FFK-së dhe vëzhgues,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Kontributi i Nexhatit ishte jashtëzakonisht  i madh në zhvillimin e  futbollit të Kosovës, sidomos pas pavarësimit. duke kaluar nëpër shumë sfida. Ishte njeri i urtë e i respektuar, ndaj gjithmonë do të kujtohet si i tillë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, thuhet nga Vokrri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat