Kololli trim i fitores së Lausannes

Futboll

Kololli trim i fitores së Lausannes

Nga: Kemajl Goca Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 18:30
Benjamin Kololli me shokë

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, është trim i fitores së Lausannes me rezultat 2:1 në konak të Luganos, në ndeshjen e javës së 18-të të Ligës së Zvicrës. Në minutën e 3-të, Sabbatini kaloi në avantazh vendasit, por futbollisti shqiptar, Kololli realizoi dy gola, njërën në minutën e 24-të dhe tjetrën në atë të 35-tën. Kololli luajti standard dhe ka qenë prej më të mirëve në fushë. Andi Zeqiri u aktivizua në minutën e 72-të dhe Mersim Asllani në fund të takimit, duke shijuar fitoren e Lausannes e cila renditet në pozitën e gjashtë me 22 pikë, tri më shumë se Lugano e parafundit.

Zurich si vendas pësoi humbje me 2:1 nga Luzerni. Shkëlqim Demhasaj dhe Idriz Voca u paraqitën titullarë. Demhasaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit, kur edhe u zëvendësua, kurse Voca u largua nga loja në minutën e 80-të. Young Boys barazoi 1:1 me Grasshoppersin. Nedim Bajrami, Arijan Qollaku, Mërgim Brahimi u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 82-të, kurse Albion Avdijaj futet në lojë në atë të 61-tën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat