Lamtumirë Përparim!

Futboll

Lamtumirë Përparim!

Nga: Besmir Haxhikadria Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 18:46
Përparim Cërmjani

Debate

Një lajm i hidhur kaploi jo vetëm qytetin e Gjakovës, por në përgjithësi sportin e Kosovës. Përparim Cërmjani ndërroi jetë. Ish futbollisti dhe ish gjyqtari i mirënjohur vdiq, duke pikëlluar dashamirët e sportit e më gjerë. Ai ishte udhërrëfyes edhe për gjeneratat e reja se si referohet në fushën e gjelbër. Nuk mund t’i besoj as syve e as veshëve që na iku miku ynë më i mirë.

 Një lajm i papritur dhe që na tronditi. Kosova mbetet pa një sportist dhe varfërohet edhe më shumë. Me lajmin e papritur për ju koleg dhe shumë i dashur Përparim, na këpute këmbët, sepse askush nuk e priti se fundviti do të jetë aq i hidhur për ne dhe nuk do të kemi në mesin tonë. Përparim, nuk je në mesin tonë, por veprat e tua kurrë nuk do të vdesin, sepse ke qenë një personalitet dhe që sakrifikove shumëçka për futbollin në kohët edhe më të vështira. Ishte njeri që gjithmonë e thoshe të vërtetën, po ashtu modest dhe me respektin e shfaqur njerëzor për të gjithë, që ke bartur si sportist i vërtet veçmas futbollist me nam. Ike Përparim pa na thënë lamtumirën! Kështu është jeta! Një ditë edhe ne do të jemi në rrugën tuaj, sepse herët a vonë do t’i bashkohem asaj rruge.  Familja juaj do të jetë gjithmonë krenare që pati një njeri, një sportist shembullorë sikurse Ju.

Ke mbrojtur ngjyrat kuq e zi, pra të skuadrës së Vëllaznimit, gjithashtu edhe të Gjakovës dhe ke qenë si një talent i madh i juniorëve të reprezentacionit të Ish-Jugosllavisë  dhe pastaj i kombëtares së Kosovës. Ke përfaqësuar Kosovën në mënyrë më dinjitonje. Një trim në fushën lojës kur ndaje drejtësinë, po ashtu ke qenë edhe një golashënues i spikatur sa luaje në KF Lugu i Baranit dhe KF Gramaqeli. La gjurmë të....

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat