Mësohet data kur Neymar do të transferohet në Real Madrid

Futboll

Mësohet data kur Neymar do të transferohet në Real Madrid

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 18:55
Neymari

Neymari do të transferohet në Real Madrid, sipas mediave spanjolle.

Neymar iu bashkua Paris Saint-Germainit në verë, për shumën rekord të 222 milionë eurove.

Por, përkundër faktit se ai vetëm disa muaj më parë iu bashkua gjigantit parisien, ai do të largohet në vitin 2019 nga klubi, pohon ‘Diario Gol’.

Diario Gol raporton se brazilaini do t’i kalojë edhe 18 muaj të tjerë në PSG, para se të rikthehet në Spanjë, kësaj radhe te Real Madridi.

Neymari po tenton dëshpërimisht të fitojë Topin e Artë, dhe beson se ka shans më të mirë ta realizojë këtë ëndërr nëse luan në kryeqytetin spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat