Ajaksi “leksion” PSV-së, rihapet gara në Eredivisie

Futboll

Ajaksi “leksion” PSV-së, rihapet gara në Eredivisie

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 21:35
ilustrim

Mjafton një vizitë në “Amsterdam Arena” për të kuptuar madhështinë e një klubi si Ajaxi, që mund të të ridimensionojë sezonin. Leksionin e kuptoi PSV Eindhoven, që pësoi një humbje turmpëruese në fushën e harkëtarëve, duke njollosur disi sezonin fantastik që kishte zhvilluar deri në këtë pikë të sezonit skuadra e Cocu. Miqtë nga Eindhoveni u mundën 3-0 nga Ajaxi, që dhuroi jo vetëm një 90-minutësh fantastic, por i bëri një nder të madh Eredivisies, duke frenuar PSV-në, që dukej se kishte marrë arratinë. Një klasike e vërtetë e futbollit holandez, që dhuroi shumë emocione në kranin e Supersport. Në të 61-ën, David Neres zhbllokoi ndeshjen dhe mjaftoi për ta bërë sfidën më të hapur. Ishte ylli i “harkëtarëve”, Lasse Schoene që 3 minuta më vonë penalizoi sërish PSV Eindhovenin, ndërsa Donny van de Beek vendosi “qershinë mbi torte” me golin e tretë, duke kurorëzuar në mënyrën më të mirë një pasdite perfekte për të besuarit e Marcel Keizer. Kjo fitore rikthen në garën e titullit “harkëtarët”, që ngjiten në vendin e tretë të klasifikimit me 7 pikë më pak se PSV. Në takimin tjetër të Eredivisie Roda – Groningen përfundoi në barazim 2-2, ndërsa dy sfida të tjera Sparta e Roterdamit – Vitesse dhe Utrecht – Feyenoord u shtynë për shkak të motit të keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat