Dhe vjen fitorja e parë Gattusos në krye të Milanit

Futboll

Dhe vjen fitorja e parë Gattusos në krye të Milanit

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 23:00
Giacomo Bonaventura duke festuar golin e epërsisë për Milanin në San Siro

Milani ka fituar ndaj Bolognas me rezultat 2-1 në Serie A.

Vendasit ishin më të mirë dhe mund të themi se fitorja e parë e Gennaro Gattuso ishte e merituar.

Goli i epërsinë për Milanin erdhi në minutën e 10-të nga Giacomo Bonaventura, ndërsa Bologna barazoi në minutën e 23-të me anë të Simone Verdit.

Në vazhdim për vendasit rrezikuan Franck Kessi dhe Leonardo Bonucci, por me rezultatin 1-1 përfundoi pjesa e parë.

Goli i fitores u shënua nga Bonaventura në minutën e 76-të, kjo pas një asistimi nga Fabio Borini.

Në minutat e mbetur mysafirët rrezikuan me anë të Saphin Raider dhe Adam Masina, por Gianluigi Donnarumma nuk lejon që rrjeta e tij të tundet.

Pas kësaj fitore Milani renditet në vendin e shtatë me 24 pikë, kurse Bologna dy pozita me poshtë me 21 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Hellas Veronës, ndërsa Bologna pret Juventusin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat