Mertens: Moment i vështirë për të gjithë, duhet të besojmë

Futboll

Mertens: Moment i vështirë për të gjithë, duhet të besojmë

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 23:44
Dries Mertens

Sulmuesi i Napolit, Dries Mertens, ka folur pas barazimit pa gola ndaj Firorentinës.

Belgu e pranoi se skuadra po kalon në momente jo të mira dhe i vjen keq që nuk arriti të shënojë gol.

“Shumë keq, në pjesën e dytë kemi luajtur mirë dhe mungoi vetëm goli”, ka thënë Mertens për Sky.

“Fiorentina luajti mirë, na mungonte diçka më shumë. Në pjesën e dytë luajtëm vetëm ne”.

“Janë momente të vështira, por ne duhet të jemi të fortë dhe të besojmë. Në nivelin personal edhe sot mund të bëja gol dhe më vjen keq. Është një moment i vështirë për të gjithë”, shtoi belgu.

Napoli ka 39 pikë dhe renditet në vendin e dytë, ndërsa në pozitën e parë është Interi me një pikë më shumë.

Ndeshja e ardhshme e klubit napolitan është ndaj Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat