Shorti i Ligës së Kampionëve: Koha dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini

Futboll

Shorti i Ligës së Kampionëve: Koha dhe çdo gjë tjetër që duhet të dini

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Shorti i Ligës së Kampionëve është një nga ngjarjet që tifozët e futbollit e presin me shumë emocione.

Nesër (e hënë) do të hidhet shorti për fazën e parë të eliminimit direkt dhe vlen të theksohet se në këtë fazë janë pesë skuadra angleze.

Por, se me kë do të përballen ato, në sa ora fillon shorti dhe detaje tjera i keni më poshtë:

Koha dhe vendi: Shorti do të fillojë në ora 12 dhe do të mbahet në Nyon të Zvicrës.

Ku mund ta shikojmë?: Përveç televizioneve tonë, si gjithmonë ai do të transmetohet në Eurosport dhe në kanalin zyrtar të UEFA-s.

Cilat skuadra kanë kaluar grupet?:

Group A – Manchester United, Basel

Group B – Paris Saint-Germain, Bayern Munich

Group C – Roma, Chelsea

Group D – Barcelona, Juventus

Group E – Liverpool, Sevilla

Group F – Manchester City, Shakhtar Donetsk

Group G – Besiktas, Porto

Group H – Tottenham, Real Madrid

Si funksionon shorti?

Janë dy vazo, njëra me skuadrat që kanë përfunduar në vendin e parë dhe tjetra me ato që kanë përfunduar si të dytat.

Por, në short eliminohen mundësitë për të luajtur me skuadrën që ke pasur në fazën e grupeve dhe klubet nga i njëjti vend.

Vazo 1: Manchester United, Paris Saint-Germain, Roma, Barcelona, Liverpool, Manchester City, Besiktas, Tottenham

Vazo 2: Basel, Bayern Munich, Chelsea, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Porto, Real Madrid.

Kur do të luhen ndeshjet e para dhe ato të kthimit?

Ndeshjet e para më 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars.

Më kë mund të përballen skuadrat e mëdha?

Manchester United: Bayern Munich, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donestk, Porto ose Real Madrid.

Chelsea: Paris Saint-Germain, Barcelona ose Besiktas.

Liverpool: Basel, Bayern Munich, Juventus, Shakhtar Donetsk, Porto ose Real Madrid.

Manchester City: Basel, Bayern Munich, Juventus, Sevilla, Porto ose Real Madrid.

Tottenham: Basel, Bayern Munich, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donetsk ose Porto.

Real Madrid: Man Utd, PSG, Roma, Man City, Besiktas dhe Liverpool.

Barcelona: Shakhtar, Porto, Basel, Bayern dhe Chelsea.

Juventus: Man Utd, PSG,Liverpool, Man City, Besiktas dhe Tottenham.

Bayer Munich: Man Utd, Roma, Barcelona, Liverpool, Man City, Besiktas dhe Tottenham.

PSG: Basel, Chelsea, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Porto dhe Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat