PSG rifillon bisedimet me Raiolan për Donnarumman

Futboll

PSG rifillon bisedimet me Raiolan për Donnarumman

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 08:32
Gianluigi Donnarumma

Nuk ka qetësi për Milanin, këtë herë fjala është për të ardhmen e Gianluigi Donnarummas.

Sipas Sky Sport Italia, Paris Saint-Germaini ka rifilluar bisedimet me agjentin e lojtarit, Mino.

Portieri ishte në radarin e klubit francez gjatë verës, ashtu si në atë të Juventusit, Real Madridit e Manchester Unitedit, por vendosi të qëndrojë dhe të nënshkruajë kontratë të re.

Por, edhe pas rinovimit, Raiola vazhdoi t’i thotë mediave se ai nuk është i bindur nga projekti i Rossonerve.

Pas shkarkimi të Vincenzo Montellas bindja agjentit italian vetëm sa iu forcua, mos të flasim për një dënim të mundshëm financiar nga UEFA.

PSG janë të gatshëm të paguajnë aq sa kërkon Milani dhe do të vijnë me një ofertë që në ditë e para.

Vlen të theksohet se Donnarumma nuk ka klauzolë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat