Shkëndija dhe Vardari dominojnë në ekipin e vjeshtës

Futboll

Shkëndija dhe Vardari dominojnë në ekipin e vjeshtës

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 13:08
skema e 11-shit më të mirë

Në saje të vlerës së futbollistëve të LPFM-së, në tregun botëror të futbollit përmes llogarive të transfermakt, ka formuar ekipin ideal të LPFM-së. Sezoni vjeshtor në Maqedoni. mori fund dhe është koha për t’i bërë llogaritë. Në fakt, uebfaqja e televizionit “Alsat-M”, e ka zgjedhur ekipin e vitit në Maqedoni, sipas vlerës së futbollistëve në tregun botëror.

Në këtë ekip ideal të vjeshtës për shkak të vlerës së ulët në tregun e futbollit mungojnë futbollistët e 5 nga 10 skuadrat elitare të futbollit vendor. Në këtë listë gjenden plot pesë futbollistë të Vardarit, dy të Shkëndijës dhe nga një të Rabotniçkit, Palisterit e Ak. Pandev.Në bazë të të dhënave nga transfermarkt ekipi ideal i sezonit vjeshtor 2017/18 i LPFM-së, kushton 5.450.000 milion euro, ndërsa mosha mesatare është 25.8 vjet. Hasani dhe Velkovski kanë vlerën më të madhe 750.000 euro, ndërsa vlerën më të vogël (300.000) e ka Sashko Pandev.

Ekipi ideal i sezonit vjeshtor (4:4:2):

Gaçevski

Toshevski – Velkovski – Musliu – Demiri

B.Ibraimi – Duranski – Nikolov – Pandev

Hasani – Blazhevski

Nga të dhënat që sigurohen nga portalet e ndryshme që meren me arritjet statistikore të futbollistëve dhe të moshës së tyre. Skuadrat vendore më shum iu besojnë futbollistëve që janë më në moshë se sa atyre që janë në moshë të re. Për këtë shkak jashtë ekipit ideal të sezonit vjeshtor në LPFM, kanë mbetur Murati dhe Radevski të Shkëndijës, Filipovski i Sileksit si dhe RemziFaik Selmani i Renovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat