Kujdes nga Shakhtari

Futboll

Kujdes nga Shakhtari

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 13:13
Francesco Totti

Francesco Totti, menaxher te Roma, komentoi nga Lyon-i shortin e 1/8 finale të Ligës së Kampioneve, i cili i vendosi të tijtë kundër skuadrës së Eusebio Di Francesco, Shakhtar Donetsk të Ukrainës: “Për çfarë mund të ndodhte, mendoj se shorti shkoi mjaft mirë për ne. Por, Shakhtari nuk duhet nënvlerësuar. Eshtë skuadër e fortë fizikisht dhe teknikisht dhe posaçërisht në shtëpi është me të vërtetë e rrezikshme. Sa më shumë që të vazhdoni në këtë kompeticion, aq më e vështirë bëhet. Si trajner, Eusebio Di Francesco më befasoi dhe mendoj se do të përmirësohet përsëri. Edhe Roma mund të vazhdojë të rritet. Tani do të bisedojmë me Monçin dhe trajnerin dhe do të përpiqemi ta bëjmë skuadrën edhe më konkurruese. Kampionati është ende objektivi ynë kryesor. Ne nuk duhet ta fshehim: në Ligën e Kampionëve do të përballemi me ekipet më konkurruese në Romë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të japim gjithçka për të shkuar sa më shumë që të jetë e mundur përpara. Po përshtatem me këtë rol të ri, më pëlqen dhe do të përpiqemi t’i shfrytëzojmë maksimalisht aftësitë që kemi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat