Emery: Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit

Futboll

Emery: Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 15:59
Emery

PSG ka qenë gjithnjë një skuadër të e fortë për Real Madrid dhe duket se këtu lindin edhe shpresat e parisienëve, të cilët mendojnë se mund të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve pasi të kenë mposhtuar madrilenët. Madje, trajneri i PSG-së, Unai Emery, është i kënaqur me shortin e 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve. "Mendoj se është short i mirë. Besoj se mund të garojmë kundër Real Madridit. Për të arritur diçka të madhe në Ligë të Kampionëve duhet t’i mposhtesh skuadrat më të mira. E 1/16 e finales është moment i mirë për të luajtur kundër ekipeve të tilla"., ka thënë ai për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat