Elshani dha dorëheqje shkaku i Ramiz Lladrovcit, ja arsyeja!

Futboll

Elshani dha dorëheqje shkaku i Ramiz Lladrovcit, ja arsyeja!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 19:10
Ekrem Elshani

Ekrem Elshani jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të klubit të futbollit Feronikelit nga Drenasi apo njihet si njeriu më i merituari me bashkëpunëtorët e tij që me vite ndërtoi një ekip të jashtëzakonshëm dhe që u shpallen edhe dy vite rresht (2014-15 e 2015-16) kampionë të Kosovës. Ai dha dorëheqje shkaku i Ramiz Lladrovcit, kryetarit të Komunës së Drenasit.

“Të nderuar bashkëpunëtor anëtarë të bordit, tifoz Tigrat e Zi, qytetar te Drenasit. Unë Ekrem Elshani, deri më tani Kryetar i Klubit Futbollistik “Feronikeli”, sot jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha funksionet drejtuese të Klubit. Me shpresën e mirëkuptimit tuaj për aktin e ndërmarr nga ana ime duke respektuar vendimin tim respektoni punën time që kam bërë për klubin në vitet e fundit, ndihem i obliguar për sqarime: Sot me datën 11/12/2017 gjatë ceremonisë së shpalljes së sportistit të vitit nga Komuna e Drenasit isha mysafirë në këtë ceremoni dhe gjatë fjalimit kryetari Z. Ramiz Lladrovci kërkoj publikisht nga unë që të dha dorëheqje dhe ti liroj rrugë dikujt tjetër që ta çoj klubin përpara, mua nuk me mbetet tjetër vetëm të respektoj këtë kërkesë publike të kryetarit të Komunës z. Ramiz Lladrovcit.

Angazhimi im në Klubin tonë të zemrës qëndron në faktin se motiv dhe objektiv i imi me ardhjen në krye të Klubit ka qenë vazhdimi i pjesëmarrjes në mënyrë dinjitoze në garat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku KF “Feronikeli”, me cilësinë që kishte dhe me një histori të bujshme sportive arriti shumë shpejt të bëhet një ndër klubet me të organizuara në vend dhe të fitonte të gjithë trofetë në futbollin e Kosovës në vitet e fundit.

Ishte ndër dhe privilegj që unë të drejtoi klubin në këto vite, afër pata njerëz që meritojnë respekt çdo herë për punën që kanë bërë në klub ku sakrifikuan çdo gjë që Klubi të jetë në këtë nivel ku është sot.

Sot ishte momenti më i vështirë i jetës time të ndahem nga familja ime e dytë, nga shtëpia ime e dytë, ishte shumë e vështirë, unë i falënderoj të gjithë ata njerëz që kam bashkëpunuar të gjithë ata njerëz që kanë ndihmuar klubin, që ata janë të shumtë duke u nisur nga anëtarët e kryesisë, të gjithë trajnerët që ishin pjesë e klubit, të gjithë lojtarët, stafin, ekonomët, administratën, të gjithë keni qenë shumë profesional, kështu si edhe unë e kisha shumë lehtë të punoja me ju. Klubit i dëshiroj shumë sukses, do të jesh gjithë jetën ne zemrën time”, shkruan Elshani në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat