Rakitic: Urime për ‘Topin e Artë’ Cristiano, por Messi mbetet më i miri i historisë

Futboll

Rakitic: Urime për ‘Topin e Artë’ Cristiano, por Messi mbetet më i miri i historisë

Më: 11 dhjetor 2017 Në ora: 21:46
Leo Messi dhe Ivan Rakitic

 4Cristiano Ronaldo ditë më parë ka fituar çmimin më prestigjioz individual për futbollist ‘Topin e Artë’.

Me triumfin e këtij viti në Paris, Ronaldo u barazua me rivalin e tij Lionel Messi me nga pesë ‘Topa të Artë’, të fituar gjatë karrierës.

E urimi i fundit për yllin portugez ka ardhur nga mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic.

Ish-anëtari i Schalkes e Sevillës ka përgëzuar Ronaldon për fitimin e ‘Topit të Artë’, të pestin në karrierën e tij.

Megjithatë Rakitic mendon se Lionel Messi është më i miri i historisë së futbollit botëror.

“Kam respekt maksimal për Ronaldon, njëri nga më të mirët e historisë, por për mua është dhe do të jetë gjithmonë Messi më i miri”.

“Urime Cristianos për triumfin e pestë të ‘Topit të Artë’, por Messi është unik”, ka thënë Rakitic.

Kroati në fundi ka thënë se nuk ka vend për diskutime se kush është numri një në futboll.

“Nuk duhet të ketë vend për diskutime. Ka vetëm një numër një në futboll dhe ai është Leo Messi”, ka përfunduar kroati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat