Lukau, dështimi 80 milionësh i Unitedit

Futboll

Lukau, dështimi 80 milionësh i Unitedit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 00:00
Romelu Lukaku

Në ndeshjen që vlente më shumë për tifozët dhe për klasifikimin, sulmuesi 80 milionësh i Manchester United, Romelu Lukaku nuk arriti të lërë shenjë, madje u bë më shumë protagonist për incidentet pas humbjes ndaj Cityt.

Romelu Lukaku po kthehet në një zhgënjim për tifozët e Unitedit, pasi nuk ka arritur të shënojë në 12 nga 14 ndeshjet e fundit, e kjo është pak për një skuadër që synon titullin.

Sulmuesi i kombëtares belge e mbylli ndeshjen e fundit pa asnjë gol, madje ashtu siç ka bërë sezonet e fundit, nuk ka shënuar dot ndaj 6 skuadrave të para të renditjes.

Belgu ende gëzon besimin e trajnerit Mourinho, por me lojtarë në bankën rezervë si Ibrahimoviç, trajneri portugez prite të bëjë ndryshime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat