Barcelona mendon për transferimin e Pjanicit

Futboll

Barcelona mendon për transferimin e Pjanicit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 00:43
Miralem Pjanic gjatë një dueli me Andres Iniestan e Barcelonës. (Foto/Getty Images)

Gjiganti katalunas, Barcelona po mendon të përforcohet në afatin kalimtar të verës me futbollist cilësorë.

E në repartin e mesfushës, katalunasit kanë piketuar yllin boshnjak të Juventusit, Miralem Pjanic.

Pjanic ka pasur paraqitje mbresëlënëse me gjigantin italian në dy stinorët e fundit.

Edhe para transferimit tek ‘Zonja e Vjetër’, boshnjaku ka qenë në formë të mirë sa mbante veshur fanellën e Romës.

Kësisoj sipas të përditshmes ‘Don Balon’, Pjanic është në listën e dëshirave të Barcelonës.

Lideri aktual i La Ligës po mendon që të tentojë me një ofertë prej 45 milionë euro për transferimin e mesfushorit në ‘Camp Nou’.

Edhe pse duket vështirë e realizueshme që Pjanic të largohet nga Juventus, Barcelona do të bëjë çmos për transferimin e tij.

27-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat