Tare ngre zërin: Ky është një skandal

Futboll

Tare ngre zërin: Ky është një skandal

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 10:03
Igli Tare

Humbja me Torinon nuk është kapërdirë nga lacialet dhe për këtë ka shumë për të thënë drejtori sportiv Igli Tare.

“Duhet një qartësim i asaj që ndodhi. Ky ishte një skandal, nuk u penalizuam, ishte më shumë se aq. Lacio është qartësisht e dëmtuar: duam më shumë respekt. Përgjate sezoni mund të qëndrojnë 2-3 gabime, por tani e ka e kthyer në një zakon”, tha drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare.

“Jemi në këtë pozitë pa i vjedhur askujt asgjë. Duam të jemi zot të fatit tonë, pa na i diktuar kush rezultatet. Duam qartësi në interpretimin e episodeve”, shtoi më tej Tare.

Më pas drejtori i Lacios u fokusua te episodet që vendosën dhe rezultatin e ndeshjes me Torinon. ‘Le ta nisim nga penalltia. Nëse është i nevojshëm VAR kërkohet. Përsëritjet e treguan qartë. Ishte një prekje e qartë me dorë, ishte penallti dhe duhej dhënë. VAR funksionoi vetëm per duelin mes Immobile dhe Burdisso, për të cilin mbrojtësi Torino tha se nuk është prekur. Tani duhet të jemi të qetë, sepse është moment i vështirë dhe për Lacion kjo ishte një mundësi e madhe. Do të jemi më të fortë se fati’, deklaroi Tare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat