Zeqiri kërkon drejtësi në FFK e në FIFA dhe kërcënon Llapin me gjyq!

Futboll

Zeqiri kërkon drejtësi në FFK e në FIFA dhe kërcënon Llapin me gjyq!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 13:55
Valon Zeqiri në veprim

Sulmuesi Valon Zeqiri ka vendosur t’i ndjek të gjitha procedurat ligjore me klubin e futbollit Llapi nga Podujeva, kampion vjeshtor. As laiku më i madh nuk e kishte pritur se do të vjen deri të një përplasje aq e ashpër mes Zeqirit e Llapit sa i përket kontratës. Zeqiri kërkon që kontrata t’i respektohet në tërësi, ndryshe kërkon drejtësi nga FFK, nëse kjo nuk reagon, do të shkojë deri në FIFA dhe s’e përjashton mundësinë llapjanët t’i padis edhe në gjyq. Sherri nuk është i kësaj i jave as i ditës së sotme, por qysh më herët ka nisur sipas Zeqirit. 22-vjeçari iu bashku Llapit nga Renova e Xhepçishtit të Tetovës dhe është i revoltuar që nuk i respektohet kontrata.

“Bota sot”: Cila është situata më e re në KF Llapi?

Valon Zeqiri: Dje kam lexuar lajmin se klubi i Llapit me ka larguar, por nuk është aspak e vërtet, pasi ne kemi ende një kontratë e cila nuk është shkëputur nga të dyja palët.

“Bota sot”: Do të mbeteni ende në klub dhe edhe sa kohë?

Valon Zeqiri: Kontrata ime me Llapin i ka edhe dy vjet e gjysmë, por ata nuk janë duke respektuar, kërkojnë largimin tim me çdo kusht pa asnjë dëmshpërblim. Por kanë qenë vet ata të cilët kanë insistuar një kontratë kaq afatgjate.

“Bota sot”: Ata duan largimin, Ju jo, çfarë po ngjan?

Valon Zeqiri: Po ata dëshirojnë largimin pasi që paga ime është problemi kryesor i klubit. Ata kanë dëshiruar edhe në mes kampionatit ta shkëputin kontratën, por një klub i cili synon Europën nuk guxojnë t’i ndodhin këto gjëra, pasi është turp për futbollin e Kosovës.

“Bota sot”: Nëse ata nuk e respektojnë kontratën, cili do të jetë veprimi i juaj?

Valon Zeqiri: Pasi që ne nuk kemi arritur asnjë marrëveshje për prishje dhe ata dëshirojnë ta prishin kontratën me dallaveret e tyre. Unë në fillim do të drejtohem të dyert e FFK-së, në qoftë se FFK nuk gjen zgjidhje, atëherë do ta dërgoj deri në organin më të lartë, FIFA, pasi kam edhe të drejt sipas rregullores së FFK-së.

“Bota sot”: Kush ia komunikoi vendimin se nuk do të jeni pjesë e Llapit, Tahir Batatina apo dikush tjetër?

Valon Zeqiri: Po ka qenë pikërisht Tahir Batatina, i cili më ka thënë vendimin në një mënyrë shumë interesante, duke mos respektuar asnjë pikë të kontratës. Vet e kanë publikuar lajmin se nuk jam më pjesë e klubit.

“Bota sot”: Nëse në FFK nuk ka zgjidhje, as në FIFA, a do ta paditni Llapin në gjyq?

Valon Zeqiri: Po, do ta padis Llapin ne gjyq, çdo vend ku ekziston drejtësi do ta padis dhe shpresoj të dalë drejtësia në pah. Do t’i padis edhe për presion që me kanë bërë në mes të kampionatit për prishje të kontratës.

“Bota sot”: Jeni i zhgënjyer?

Valon Zeqiri: Po ndjehem i zhgënjyer, pasi që kam pasur oferta shumë më të mira, por zgjodha Llapin, pasi ka qenë një periudhë e bukur me tifozët dhe qytetarët e Llapit të cilët me kanë pritur shumë ngrohtë, vendosa të vazhdoj. Por nuk kam dashur një kontratë kaq afatgjate, mirëpo ka qenë insistimi i klubit.

“Bota sot”: Nuk u larguat?

Valon Zeqiri: Kur doja të largohem? Trajneri Tahir Batatina mi kërkoi 10 mijë euro dëmshpërblim të kontratës, para se me filluar kampionati. Kur ata duan me prish kontratën nuk duan të më jap asnjë dëmshpërblim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat