Gjyqtari shqiptar, një ndër të parët në Zvicër

Futboll

Gjyqtari shqiptar, një ndër të parët në Zvicër

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 14:57
Bekim Zogaj me futbollistin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, pas ndeshjes Vitesse-Nice

Bekim Zogaj është frymëzim për të gjithë gjyqtarët shqiptarë që ndajnë drejtësinë në futboll. Zogaj është shembull se si referohet në rangun elitë, siç është Kampionati i Zvicrës, si dhe në garat ndërkombëtare, që nga Champions League, Europa League e deri të kualifikueset për Kampionatet Evropiane e Botërore për  grupmoshat e reja. Gjyqtari me prejardhje nga Kosova vlerësohet kudo me nota të larta.

“Një hap i mirë në rrugën e duhur, edhe unë po profesionalizohem (40 për qind) si asistent nga 1 janari 2018. Një ndër të parët në Zvicër”, shkruan Zogaj. “Nga janari 2018 do të jem 40 për qind i asistent gjyqtar (si profesionist).

Image

Është hera e parë që Federata e Zvicrës po i profesionalizon edhe asistentët. Unë jam prej 6 asistentëve që po profesionalizohem”, tregon Zogaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Gjyqtari Sandro Schärer që ndan drejtësinë së bashku me Zogajn, është numër një në Zvicër dhe me potencial të madh. Zogaj është krenarë që referon së bashku me Schärerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat