Z. kryetar, z. Ramiz Lladrovci, jeni treguar i paarsyeshëm!

Futboll

Z. kryetar, z. Ramiz Lladrovci, jeni treguar i paarsyeshëm!

Nga: Avdi Krasniqi Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 15:31
Avdi Krasniqi e Ekrem Elshani

Debate

Z. kryetar, z. Ramiz Lladrovci, me gjithë respektin që kam ndaj jush, jeni treguar i paarsyeshëm me rastin e kërkesës suaj për dhënie llogari të kryetarit Ekrem Elshani te Feronikeli nga Drenasi për mos sukseset e klubit. Me siguri jeni i painformuar ose jeni informuar nga njerëzit që as pak nuk ja dëshirojnë të mirën Feronikelit, se klubi i Feronikelit në Kampionatet 2013-2017 është klubi më i suksesshëm në krye me kryetarin e klubit Ekrem Elshani. Edhe ju jeni dëshmitar i sukseseve të deritanishme: dy herë kampion Kosove; dy herë fitues i kupës se Kosovës; dy herë fitues i Superkupës; 1 herë fitues i kupës kombëtare; krejt 7 trofe, kësaj ju i thoni mossukses, ose dikush tjetër ju ka thënë se klubi i Feronikelit nuk është i suksesshëm.

Në bazë të këtyre trofeve zotëri Elshani ka merituar të shpallet kryetari më i suksesshëm në Drenas, mos e harroni se në kampionatin 2014-2015, kryetari Elshani është shpërblye nga FFK kryetari më i suksesshëm në Kosovë. Edhe Feronikeli është në kreun e tabelës edhe konkurrent për titull të kampionit. Zotëri kryetar, kur ishte afati kalimtar pse nuk intervenove me buxhet të komunës me i ndal lojtarët më të mirë në Kosovë, të largohen nga Feronikeli, pse nuk i dole në ndihmë kryesisë së klubit me mjete financiare sikurse që bëri Drita e Gjilanit, që veç transferët atij klubi i kanë kushtuar 600 mijë euro, pse lejove që për mjete financiare të largohen nga klubi: Gërbeshi, Zeka, Livoreka, Shabani,  Osmani, Zhdrella. Krejt lojtarët më të mirë në Kosovë,  të cilët janë larguar nga klubi pse Feronikeli, gjegjësisht Ekrem Elshani, nuk ka pas mundësi nga xhepi i vetë t’i paguaj për secilin transferë, nga 30 mije euro, pse nuk ke intervenuar nga buxheti i komunës me i ndalë këta lojtarë e me pas bërë këtë, kishe pas të drejt me kërkuar përgjegjësi, me i thënë klubit ti kam dhanë 200 mijë euro mi mbajt lojtarët, ku janë rezultatet.

Ekrem Elshani me shitë shpinë për Feronikel, a është në rregull.  Me siguri se jo. Në vend që komuna mi dal ne ndihmë klubit e me bë kampion, ju veproni të kundërtën. Jam dëshmitar se komuna e Drenasit nuk është në gjendje një herë klubin me çue në përgatitje edhe pse janë donacione të qytetarëve nga tatim paguesit, kurse klubi me mjetet financiare të donatorëve të klubit edhe të Elshant ka arrit të mbijetojë edhe të jetë në konkurrencë për titull të kampionit. Zotëri kryetar meqë keni gabuar në fjale publike, me kërkuar llogari prej zotëri Elshanit, ju duhet publikisht mi kërkuar falje se e keni thyer moralisht, me i bërë pyetje vetit: Përse dhashë çdo gjë nga xhepi për të mire të klubit e pa kurrfarë interesi e në fund i nderuar kryetar, jeni të manipuluar nga njerëzit që nga kafenet e bastoret mundohem me udhëheq klubin. Kërkoj publikisht ta tërhiqeni kërkesën për përgjegjësi edhe ta ndihmoni klubin materialisht tek atëherë e kryen punën me nder si kryetar i Drenasit. Mos harroni se fal lobimit të klubit ju keni ardhë kryetar i komunës, tash e mira duhet të kthehet diqysh.

Një gjë duhet ditur se nëse Elshani nuk vazhdon të jetë kryetar i klubit për çdo mos sukses të klubit, ju duhet te mbani përgjegjësi. Nuk kisha me pas dëshirë të keqkuptohem, se reagimi im është më vend sepse edhe vetë mbaj përgjegjësi morale, ta përkrahu klubin si kryetar nderi që 100 herë jam maltretuar nga policia serbe, edhe 6o ditë i burgosur e nuk jemi ndalë në qëllimet tona për këtë Feronikeli, është pjesë e zemrës time edhe i dal në përkrahje në çdo situatë që klubi gjendet.

Autori është kryetar nderi i KF Feronikelit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat