Lazio mendon tërheqjen nga gara

Futboll

Lazio mendon tërheqjen nga gara

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 16:14
Lazio mendon tërheqjen nga gara

Raportet që vijnë nga Italia sugjerojnë se Lazio po konsideron tërheqjen nga sezoni aktual i Serie A pas humbjes me polemika ndaj Torinos.

Sipas Premium Sport, presidenti i Lazio-s Claudio Lotito mendon se është duke u viktimizuar nga ky sezon i ngarkuar politikisht që ka si synim të mos lejojë klubin e tij të përfundojë Serie A mes katër më të mirëve.

Kryeqytetasit janë ankuar rregullisht për arbitrimin kundër tyre në shumë sfida të këtij sezoni, dhe kjo ndaj Torinos është vetëm e fundit..

Klubi pretendon se Iago Falque është penalizuar në mënyrë të padrejtë për një prekje të topit me dorë dhe Ciro Immobile është larguar me karton të kuq pas një përplasje kokë më kokë me NIcolas Burdisso pasi arbitri ishte konsultuar me VAR.

Trajneri Simone Inzaghi shprehet se Lazio është penalizuar për të katërtën javë radhazi, ndërsa Luis Alberto ka sugjeruar se ka njerëz që nuk duan që Lazio të luajë në Champions League sezonin tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat