Batatina tregon të vërtetën për Valon Zeqirin

Futboll

Batatina tregon të vërtetën për Valon Zeqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 16:30
Tahir Batatina

Sulmuesi Valon Zeqiri akuzoi Llapin, se nuk po i përmbahet kontratës dhe sipas tij, kohën kur ka dashur të largohet, kryetrajneri Tahir Batatina, i ka kërkuar 10 mijë euro dëmshpërblim.  

Për gazetën kombëtare “Bota sot”, Batatina, tha se lojtari nuk i ka përmbushur kriteret. “Ne e kemi respektuar kontratën, por futbollisti nuk i ka përmbush kriteret, nuk ka qenë i angazhuar në skuadër, nuk i përmbushi kërkesat e mia si trajner. Sepse ne luftojmë për trofe dhe dua lojtarët që djersitin fanellën dhe japin 100 për qind nga vetja, jo si janë mësuar të vijnë vetëm për një pagë mujore dhe mos të angazhohen më shumë.

Të gjitha obligimet financiare ndaj çdo lojtari i kemi kryer, dhe as 0.50 centë obligim nuk iu kemi mbetur askujt, por ne kërkojmë përgjegjësi për ata çka jemi dakordu. Mua më duhen lojtar që angazhohen në teren për të arritur objektivin e klubit”, tha Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat