Barcelona vihet në ndjekje të mesfushorit të Lazio…

Futboll

Barcelona vihet në ndjekje të mesfushorit të Lazio…

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:13
Luis Alberto

Lazio duhet të bëj kujdes, pasi Barcelona ka nisur presingun ndaj Luis Alberto. Ashtu si ka bërë të ditur “Mundo Deportivo”, në tribunën e stadiumit “Olimpico”, për të parë ndeshjen mes Lazio dhe Torino ishte edhe drejtuesi “blaugrana” Robert Fernandez dhe një bashkëpunëtor i tij, për të ndjekur nga pranë mesfushorin e lindur në vitin 1992, i grumbulluar edhe nga kombëtarja spanjolle, i cili ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në këtë fillim sezonin me fanellën bardhekaltër.

Luis Alberto ka një kontratë deri në vitin 2021 me Lazio dhe në ndeshjen e fundit ndaj Torinos, ai shënoi një gol të bukur, të pestin për të me kryeqytetasit…

Gjithsesi, ashtu si tregon gazeta katalanase intersimi i Barcelonës për Luis Alberto ka nisur prej tre muajsh dhe ai do të jetë një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës së ardhshme. Flitet se ka pasur edhe një takim mes drejtuesve “blaugrana” dhe menaxherit të futbollistit. “Kërcënimi” i transferimit të tij në La Liga është më serioz se kurrë. Luis Alberto ka qenë pjesë e Barcelonës në sezonin 2012/13, ku luajtur 38 ndeshje me Barcelona “B” përpara se të huazohej te Sevilla. Barça kërkon ta rikthejë në shtëpi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat