Al Jazira sfidon Real Madrid

Futboll

Al Jazira sfidon Real Madrid

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 18:47
Al Jazira sfidon Real Madrid

Real Madrid ka udhëtuar drejt Abu Dhabi ku do të luajë gjysmëfinalen e Botërorit për Klube kundër Al Jazira-s. Pas një jave shumë të mirë, me fitoren 3:2 të marrë në Champions kundër Dortmund dhe 5:0 në kampionat kundër Sevilla, madrilenët do të kërkojnë t’i japin vazhdimësi këtyre rezultateve dhe të sigurojnë një vend në finalen e madhe. Lojtarët e Zidane duket se kanë gjetur atë kthjelltësi para portës, e cila u kishte munguar. Kundërshtarët e tyre, Al Jazira, kanë siguruar një vend në këtë gjysmëfinale pasi kanë mundur 1-0 skuadrat e Auckland City dhe Uraëa Reds, duke bërë paraqitje shumë të mira në mbrojtje në të dy ndeshjet. Gjithsesi, ata nuk do ta kenë shumë të lehtë që të përmbajnë Cristiano Ronaldo me shokë, të cilët kanë shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit, por që kanë pasur vështirësi për të gjetur rrugën e golit larg shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat