Partizani do një yll nga Kosova

Futboll

Partizani do një yll nga Kosova

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:19
Daku

Futbollisti që po shkëlqen në Kampionatin e Kosovës ka filluar bisedimet me Partizanin. Pas Betim Haxhimusës që pëlqehet nga Partizani, tani “demat” kanë në listë edhe talentin, Mirlind Daku, i cili u shpall kampion dimri me Llapin në Superligën.

Palët janë takuar dhe sulmuesi shtatlartë ka dëgjuar ofertën e tyre, por ngelet për t’u parë se si do shkojnë gjërat në të ardhmen. Daku shihet si një lojtar me të ardhme të madhe. Edhe pse vetëm 19 vjeç, ai ka arritur të bëhet i rëndësishëm te Llapi duke gjetur rrjetën 9 herë deri më tani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat