Luan me të dy, mbrojtësi tregon dallimin mes Messit dhe Ronaldos

Futboll

Luan me të dy, mbrojtësi tregon dallimin mes Messit dhe Ronaldos

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 19:36
Nelson Semedo

Nelson Semedo, lojtari i Barcelonës, mbrojti yllin e Real Madridit pas kritikave dhe vërejtjeve të botuara në sajtin portugez, “Mais Futebol”. Përveç kësaj, ai shpjegoi incidentin që kishte me Neymar në turneun parsezonal, kësaj vere. 

“Ishte një situatë normale trajnimi, por mori përmasa të tjera. Unë nuk u preka shumë, sepse kisha mbështetjen e të gjithë ekipit dhe miqve të mi. Më erdhi keq vetëm për fatin e keq, se u përplasa me një nga lojtarët më me ndikim të ekipit. Në fakt, ai erdhi në konflikt me mua, pas një ndërhyrje në stërvitje. U mërzita në atë kohë, por, gjithashtu, arrita të kuptoja: ai ishte në një kohë të vështirë, donte të largohej”.

Lidhur me Cristiano Ronaldon, bashkëlojtari i tij te Portugalia, mbrojtësi i skuadrës katalanase nënvizoi: “Nuk është duke shënuar shumë në kampionat, por ka dhënë asiste. Në Ligën e Kampionëve ka shënuar rregullisht. Unë nuk mendoj se kjo është për shkak të tij. Sipas mendimit tim, kjo është në përgjithësi për shkak se ekipi nuk është aq i mirë dhe padyshim Ronaldo ndëshkohet. Ata nuk i japin aq shumë topa, ose nuk krijojnë kaq shumë shanse. Ronaldo është ende një lojtar i madh dhe jep gjithçka në fushë”.

Semedo është i lumtur që luan me dy yjet e futbollit botëror, Messin te Barcelona, dhe Ronaldon te Portugalia: “Ndihem me fat që luaj me të dy. Jo shumë futbollistë e kanë këtë mundësi. Në fakt mund të mburrem që luaj së bashku me dy lojtarët më të mirë në botë. Po kështu, edhe André Gomes. Me cilin është më e lehtë për të luajtur? Me të dy është e lehtë për të luajtur. Sinqerisht, ata janë të jashtëzakonshëm dhe vendimtar. Ata kanë karakteristika të ndryshme, por, megjithatë, është shumë e lehtë për të luajtur me ta. Mjafton vetëm t’u japësh topin atyre dhe bëjnë mrekullira”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat