Buffon: Është më i miri i Juves, por po nuk dëgjoi këshillat…

Futboll

Buffon: Është më i miri i Juves, por po nuk dëgjoi këshillat…

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 22:25
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon, numri një i Juventus, ka folur për momentin delikat që po kalon shoku i tij i ekipit Paulo Dybala. Kohët e fundit me argjentinasin ka folur edhe Pavel Nedved. “Pavel është një kampion që ka fituar Topin e Artë dhe ka të drejtën të japë këshilla edhe për pozicionin që mbulon”, ka thënë Buffon.

“E njoh mirë Pavel dhe mund të them se i ka dhënë një këshillë gjakftohtë, si drejtues i klubit, i cili ka arritur të fitojë shumë falë përkushtimit dhe karakterit. Kështu, Paulo, që është numri një i Juventus për talentin që ka, sa më shumë t’i dëgjojë këshillat e këtyre ish-lojtarëve që sot përfaqësojnë klubin, aq më sukses do të ketë në karrierën e tij”, ka përfunduar portieri italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat