Interi sheh tmerrin në Kupë, vetëm pas penalltive eliminon skuadrën e kategorisë së tretë italiane - Bota Sot
Interi sheh tmerrin në Kupë, vetëm pas penalltive eliminon skuadrën e kategorisë së tretë italiane

Futboll

E hënë, 22 janar 2018

Interi sheh tmerrin në Kupë, vetëm pas penalltive eliminon skuadrën e kategorisë së tretë italiane

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 23:51
Foto nga ndeshja

Interi ka dështuar ta fitojë ndeshjen gjatë 120 minutave kundër skuadrës së kategorisë së tretë italiane, Pordenone, duke e zgjidhur ndeshjen pas penalltive.

Trajneri i Interit. Luciano Spalletti kishte vendosur që t’i pushojë shumicën e lojtarëve të skuadrës për këtë ndeshje.

Por strategjia e tij dështoi pasi që skuadra e dytë nuk arriti t’i shënojë Pordenones.

Madje në pjesën e parë skuadra e kategorisë së tretë italiane kishte dhe rastet e veta.

Në pjesën e dytë, Spalleti, vendosi të fusë në lojë edhe lojtarë si Mauro Icardi e Ivan Perisic.

Por edhe pse më shumë raste, Interi nuk arriti të shënojë dhe ndeshja shkoi në vazhdime (0-0).

Në vazhdime e njëjta histori, Interi sulmonte, ndërsa mysafirët mbroheshin.

Icardi kishte rastin më të mirë, kur nga afër qëlloi vetëm shtyllën.

Pas penalltive Interi u tregua më i mirë duke kaluar tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test