Barcelona ka një lajm të keq për Mascheranon

Futboll

Barcelona ka një lajm të keq për Mascheranon

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 07:42
Javier Mascherano

“Mundo Deportivo” raporton se Barcelona nuk i konsideron si të mjaftueshme ofertat e deritashme me vlerë prej 5-6 milionë euro për transferimin e Javier Mascheranos.

Barcelona ka reaguar pas kërkesës së Javier Mascheranos për largim nga klubi.

Ylli argjentinas ka vendosur të largohet nga klubi në janarin e vitit 2018.

Por, “Mundo Deportivo” raporton se Barcelona nuk i konsideron si të mjaftueshme ofertat e deritashme me vlerë prej 5-6 milionë euro për transferimin e tij.

Mascherano spekulohet se kërkohet nga disa klube nga Superliga e Kinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat