Donnarumma largohet nga Milani vetëm për 70 milionë euro

Futboll

Donnarumma largohet nga Milani vetëm për 70 milionë euro

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 12:14
Gianluigi Donnarumma

Raportohet se Milani beson se Gianluigi Donnarumma dëshiron të qëndrojë.

Por, ata do të pajtoheshin për një shitje të mundshme vetëm nëse dikush shpreh gatishmëri të paguajë 70 milionë euro.

Edhe pse 18-vjeçari nënshkroi kontratë të re gjatë verës, në media thuhet se agjenti i tij, Mino Raiola, është i pakënaqur me situatën te Milani.

Sidoqoftë, sipas Sky Italias besohet se Raiola është takuar me klubin kuqezi dy herë në tre javët e fundit dhe marrëdhëniet mes dy palëve janë relativisht të mira.

Donnarumma nuk dëshiron të largohet dhe kjo është arsyeja pse në kontratën e tij nuk ka klauzolë largimi. Por, nëse portieri italian vendos për një largim, Milani merr ofertën e dëshiruar, atëherë Raiola do të jetë i lumtur të lëviz klientin e tij nga Milano.

Për lojtarin ka shfaqur interesim Juventusi dhe Paris Saint Germaini, por është klubi francez më serioz në këtë aspekt.

Gjithsesi, për të larguar Donnarumman nga San Siro duhet paguar së paku 70 milionë euro dhe poshtë këtij çmimi nuk bëhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat