Pse futbollistët shqiptarë në Diasporë, hezitojnë t’i bashkëngjiten përfaqësueses së Kosovës?

Futboll

Pse futbollistët shqiptarë në Diasporë, hezitojnë t’i bashkëngjiten përfaqësueses së Kosovës?

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:07
Nexhmedin Bunjaku

Lere që nuk po i përgjigjen përfaqësueses së Kosovës futbollistët nga Diaspora, por tash numri ka shkuar në 5 i futbollistëve që janë larguar nga kjo përfaqësuese! Pse po ndodhë kjo, apo çka po i demotivon këta futbollist?

Së pari janë vetë krerët e federatës, ata që po “shkaktojnë pakënaqësi” tek futbollistët e përfaqësueses, janë po këta prijës që po “shkaktojnë kaos të vërtetë” në përfaqësuese, janë po këto grupe të interesit që po e terrorizojnë futbollin e Kosovës dhe vetë përfaqësuesen, janë po këta “patronë” që kërkojnë lëmoshë nga futbollistët, janë po këto “klane” që po e mbajnë të ngulfatur futbollin e Kosovës në përgjithësi dhe përfaqësuesen në veçanti, janë po këta “patron” që lavdërohen mbi dështimet dhe degradimet, janë po këta prijës që i nënshtrohen politikës dhe “familjarizimit”, janë po këta prijës që synim të vetëm kanë përfitimet personale mbi kurriz të futbollistëve, trajnerëve e sponsorëve, janë po këta prijës që për një “interes personal” shkatërrojnë gjithçka që ka të bëjë me futbollin, në këtë rast edhe përfaqësuesen.

Si të vijnë apo si të qëndrojnë në përfaqësuese këta futbollist nën ombrellën e një federate me gjithë këto të “këqijat” e lartpërmendura, si te bëhen pjesë e një përfaqësueseje të udhëhequr nga “matrapazët dhe analfabetet e futbollit”, nga njerëz të pavlerë, shkurt nga “shkatërruesit” e futbollit të një shteti.

Nëse shikojmë realitetin dhe nëse vlerësojmë drejtë strukturën udhëheqëse të federatës dhe ish shtabin teknik të përfaqësueses dhe të gjitha çka ndodhen brenda dhe jashtë përfaqësueses, atëherë nuk duhet t’i vëmë fajin futbollistëve që nuk po i përgjigjen thirrjeve dhe atyre që po ikin nga përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Perspektiva e futbollit të Kosovës është në duar të “matrapazëve” dhe mu për këtë nuk kem shpresë në rrugëtimin drejt sukseseve as të futbollit kosovar por as të përfaqësueses.

Çdo gjë që menaxhohet apo udhëhiqet keq, patjetër që edhe fundin do e ketë të keq. Për aq sa kohë të jetë kjo garniturë udhëheqëse në krye të federatës, aq kohë futbolli ynë do jetë i ngulfatur(kjo është vërtetuar së paku që një dekadë apo që nga ardhja e tyre në pushtet), dhe nuk ka shpresë për suksese dhe rezultate kulminante.

Te mirat vijnë më të mirët, të këqijat vijnë më të këqijtë.

Autori është ish futbollist i KF Drita dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat