Conte: Bakayoko përshtatet me idenë tonë

Futboll

Conte: Bakayoko përshtatet me idenë tonë

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 16:52
Antonio Conte

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i kënaqur me fitoren në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Huddersfield Town, në javën e 17-të të Premier Leagues. Conte ka lavdëruar futbollistin Tiemoue Bakayoko, që realizoi golin e parë. “Ai bëri një ndeshje të mirë dhe jam shumë i kënaqur për të, jemi duke folur për një lojtar 23 vjeç.

Bakayoko përshtatet me idenë tonë të futbollit, dhe ndoshta kam parë performancën e tij më të mirë”, ka thënë Conte. Kjo fitore për Chelseat sjellë një qetësi në ekip ani se kanë ngecur në hap për titull. Chelsea mban pozitën e tretë me 35 pikë të mbledhura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat