Ibra: Guardiola trajneri më i papjekur me të cilin kam punuar

Futboll

Ibra: Guardiola trajneri më i papjekur me të cilin kam punuar

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 17:15
Zlatan Ibrahimovic i dëshpëruar (Getty Images)

Zlatan Ibrahimovic e ka quajtur Pep Guardiolan si trajnerin më të papjekur me të cilin ka punuar gjatë karrierës.

Dyshja ishin bashkëpuntor te Barcelona, kur ai u transferua nga Interi për 60 milionë euro, plus në marrëveshje ishte Samuel Eto’o.

“Gjashtë muajit e parë ishin perfekt, pastaj trajneri ndryshoi sistemin, taktikat dhe kjo nuk bëri punë tek unë”, tha Ibrahimovic për Sky Sport Italia.

“Shkova të flas me atë, i thash ‘mendoj se t’i po i sakrifikon disa lojtarë për një lojtar, Messin”.

“Ai kishte thënë: ‘Nuk mendoj se kjo është çështja, por të kuptoj se çfarë po thua. Do përkujdesem për këtë, ska problem. Do i zgjidhi të gjitha’, dhe mendova se kjo ishte një OK”.

“Në ndeshjen e radhës unë isha në bankën rezervë, nuk thash asgjë, vazhdova punën. Në ndeshjen e dytë, në bankën rezervë prapë. Ai nuk foli me mua, as nuk dha shpjegim. Në të tretën dhe të katërtën ndeshje isha prapë në banën rezervë”.

“Mendova se diçka këtu është e çuditshme. Nga ai moment ai nuk më fliste më, as që më shikonte. Futesha në një dhomë, ai dilte nga jo”.

“Ai nuk ishte një person i keq, por trajneri më i papjekur me të cilin kam punuar, kjo sepse një njeri zgjidh problemet e tij”, ka shtuar Ibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat