Neymar merr pushim, nuk do të luajë në Kupën e Ligës

Futboll

Neymar merr pushim, nuk do të luajë në Kupën e Ligës

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:03
Unai Emery i jep leje Neymarit

Paris Saint-Germain ka konfirmuar se Neymar nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të përballet me Strasburgun në Kupën e Ligës.

Parisienët i kanë dhënë leje futbollistit që të rikthehet në vendlindje, Brazil, ku do të kryej disa punë personale.

Futbollisti do të qëndrojë në shtetin brazilian për tre ditë dhe do të kthehet të premten në shtetin francez.

Në këtë formë, futbollisti ka humbur edhe festën e fundvitit me klubin e PSG-së dhe nuk do të paraqitet në ndeshjen e sotme.

Ndërkohë, ai nuk ishte i pranishëm edhe në fitoren e ekipit kundër Lilles me rezultat 3-1, ku po vuan dënimin e kartonit të kuq të marrë javë më parë.

“Ishte e rëndësishme për të. Elementi njerëzor është i rëndësishëm, puna ndonjëherë mbetet në hije”, tha trajneri i parisienëve Unai Emery.

Neymar, i cili gjatë verës u shit për 222 milionë euro nga Barcelona, deri më tani për nënkampionët e Francës ka pasur 12 paraqitje dhe ka shënuar nëntë gola. /Telegrafi/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat