Arrihet marrëveshja me Sevilla-n, N’Zonzi tek Arsenal për 40 mln €

Futboll

Arrihet marrëveshja me Sevilla-n, N’Zonzi tek Arsenal për 40 mln €

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:18
Steven N’Zonzi

Arsenal ka rënë dakord për një marrëveshje 40 mln euro me Sevilla-n për mesfushorin Steven N’Zonzi, sipas raporteve në Spanjë.

El Gol raporton se marrëveshja për ish-lojtarin e Premier League, i cili ka një klauzolë 40 mln euro, mund të finalizohet në janar.

Arsenal ka ofruar një paketë me 35 mln euro dhe 5 mln euro bonuse.

N’Zonzi ka pranuar se ka pasur një përplasje me trajnerin e Sevilla-s Eduardo Berizzo dhe marrëdhënia e tyre nuk mund të rregullohet më.

“Trajneri më bëri fajtorin e vetëm pas pjesës së parë ndaj Liverpool, fjalët e tij kanë ndikuar shumë tek unë,” shprehet N’Zonzi për France Football.

Sitata e 28-vjeçarit te Sevilla ka bërë që të përflitet për një largim dhe shumë klube janë përmendur, duke përfshirë Everton, Juventus, si dhe Arsenal. Por me sa duket Wenger është treguar i shkathët duke mundur konkurrencën për mesfushorin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat