Cristiano Ronaldo u ka dhënë detyrë avokatëve të tij që të nisin bisedimet për largimin e tij nga Real Madrid.
Raportimet nga Spanja thonë se ylli i Los Blancos nuk është i lumtur që prej kur fitoi topin e pestë të Artë, javën e kaluar.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Paris të Francës, ka qenë presidenti i klubit, Florentino Perez që është pyetur nëse është Neymar ai i cili mund ta zëvendësojë 7-ën e mbretërve dhe të shkojë hapave të tij.
“Të qenit në Madrid do të ishte më e lehtë që ta fitonte Topin e Artë”.
“Real Madrid është një klub i cili iu jep gjithçka futbollistëve të mëdhenj, secili e di që e kam dashur të nënshkruajë me të”, ka thënë Perez.