Thumbon

Futboll

Thumbon

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 18:29
Andrea Agnelli

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka thumbuar Leonardo Bonuccin, gjatë fjalës së tij në darkën e Krishtlindjeve, të organizuar me klubin. Numri 1 i bardhezinjve i ka kujtuar kapitenit të Milanit, se ka fituar 6 tituj me Juventusin, duke e etiketuar jo pa ironi, si njeriu që sposton ekuilibrat.

“Është edhe dikush që sposton ekuilibrat, por që nuk është më me ne. I them Leos se me Juventusin ka fituar 6 tituj kampionë”, tha Agnelli.

Më pas presidenti i bardhezinjve, falënderoi skuadrën për atë që ka dhënë dhe tregoi se objektivat tani janë për të fituar në Europë, jo vetëm në Serinë A.

“Gjatë këtyre viteve kemi bërë diçka të paimagjinueshme dhe kjo falë jush. Ju falënderoj të gjithëve për kontributin tuaj në fushë, me lojën dhe rezultatet. Tani ka ardhur koha që të synojmë rezultate në Europë, sepse nuk mund të mjaftohemi thjesht me fitimin e titullit kampion në Itali”, u shpreh Agnelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat