Xabi Alonso rikujton planin e Mourinho-s për të ndalur Messi-n

Futboll

Xabi Alonso rikujton planin e Mourinho-s për të ndalur Messi-n

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 19:20
Ramos, Alonso dhe Messi, ne 2012

Pasi shijoi një nga karrierat më të suksesshme të historisë së futbollit spanjoll, Xabi Alonso tashmë është tërhequr nga futbolli dhe po shijon jetën e tij të re. Periudha te Real Madrid shënon një erë të pabesueshme të Clasico-s dhe ish-mesfushori rikujton planin e Jose Mourinho-s për të ndalur Lionel Messi-n.

Alosno ishte kundërshtar i Pep Guardiolas për një kohë aq të gjatë, sa kur trajneri katalanas e transferoi te Bayern shumë njerëz u befasuan. “Messi më ka shkaktuar shumë probleme. Unë, Mourinho dhe Sergio Ramos kemi folur shumë për të,” shpjegon Xabi Alonso për Ecos del Balne.

“Ne filluam të kontrollonim Messi-n vetëm kur unë fillova ta markoj.

“Kemi sakrifikuar pozicione për ta markuar, por kur filluam ta kontrollonim Messi-n ndeshjet u bënë të barabarta.”

Megjithëse ka qenë pjesë e një rivaliteti të tensionuar midis dy skuadrave, ai mendon se rivaliteti ka përmirësuar lojën e të dyja skuadrave.

“5-0 e famshme na detyroi të ndryshonim shumë gjëra,” pranon ai.

“Në atë kohë nuk ishim gati të konkurronim, një vit më pas ishim gati.

“Barcelona ishte dominuese, por në fund të 2011 e dinim që mund të godisnim këdo me katër pasime.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat