Toni Kroos: Unë meritoj të paktën 85…

Futboll

Toni Kroos: Unë meritoj të paktën 85…

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 20:16
Toni Kroos

Është zgjatur lista e futbollistëve të pakënaqur për vlerësimet që kanë marrë nga FIFA 18. Korit të pasur i është shtuar edhe zëri i Toni Kroos. Mesfushori i Real Madrid ka kërkuar rritjen e vlerësimit të shpejtësisë që, sipas tij, është më e ulët nga sa duhej të ishte. Nëse marrim në konsideratë faktin se në vitet e fundit Kroos ka fituar tri herë Champions League dhe Kupën e Botës, mund të thuhet me siguri se 27-vjeçari ka të drejtë.

Futbollisti i Zidane është ankuar për vlerësimin që ka marrë gjatë një seance pyetje-përgjigje të zhvilluar në Twitter me tifozët. Në fakt, 50 që i ka dhënë FIFA 18 duket shumë e ulët, veçanërisht pas golit të realizuar kundër Sevilla, të shtunën e kaluar. Kroos është nisur nga mesfusha e tij, ka pasuar te Vazquez dhe ka shënuar gol më një gjuajtje të bukur nga jashtë zone. Gjithsesi, duhet thënë se për ata që luajnë në FIFA, Kroos është një nga mesfushoët më të fortë falë statistikave të jashtëzkonshme për pasimet: 90 për pasimet e shkurtra dhe 93 për ato të gjata.

Kështu, Kroos ka kritikuar FIFA-n dhe ka ndjekur shembullin e shumë futbollistëve të tjerë të rëndësishëm. Për vlerësimet e lojës elektronike janë ankuar edhe dy bashkatdhetarë të madrilenit: Sami Khedira, që ka pasur probleme me imazhin e tij, sepse në lojë ka akoma flokët e gjata që nuk i mban prej vitesh, dhe Mats Hummels, që mendon se është më i fortë në krahasim me atë të lojës. Është ankuar edhe francezi i Manchester City, Benjamin Mendy, aktualisht i dëmtuar, dhe sulmuesi belg i Chelsea, Mitchy Batshuayi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat