Zidane: Nuk kam nevojë për sulmues

Futboll

Zidane: Nuk kam nevojë për sulmues

Më: 13 dhjetor 2017 Në ora: 21:48
Zinedine Zidane

Real Madrid është finalisti i dytë i Kupës së Botës për Klube.

Madrilenët fituan me vështirësi kundër skuadrës arabe të Al Jaziras me rezultat 2-1.

Pas takimit ka folur trajneri Zinedine Zidane, i cili u pyet ndër të tjerash nëse Los Blancos kanë nevojë për të blerë një sulmues.

Ai pohoi se “mbretërit” nuk kanë nevojë për një sulmues pasi që Karim Benzema po i kryen detyrat e dhëna prej tij.

“Ai ka qenë shumë i mirë dhe nuk do të kërkojë një sulmues. Ai mund të thotë se ka bërë një lojë të mirë, djemtë kanë krijuar shanse dhe nuk jam i zhgënjyer me të sepse nuk ka shënuar. Duhet të mendojmë për rikuperimin, me ndihmën e gjithëve”, tha Zidane.

Cristiano Ronaldo ka thyer rekordin sa i përket golave të shënuara në kampionatin botëror për klube.

Portugezi deri më tani në karrierë ka shënuar gjashtë gola në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.

Ndryshe, 32-vjeçari mund të realizoj sërish në këtë garë pasi që të shtunën do të shfaqet në finalen e Real Madridit kundër Gremios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat