Colucci: “Spalletti kishte zëvendësime me vlerë 250 milionë, ndërsa unë…!”

Futboll

Colucci: “Spalletti kishte zëvendësime me vlerë 250 milionë, ndërsa unë…!”

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 00:23
Colucci dhe Spalletti

Nuk u kthyen me këmbë në Pordenone, por mund të ndihen shumë krenarë për herën e tyre të parë në San Siro. “Ramarri” kanë trembur në të tetat e Kupës së Italisë, Interin më të kuotuar, me zikaltërit të cilët rezultuan më të suksesshëm vetëm nga pika e bardhë e penalltisë.

Leonardo Colucci, trajneri i skuadrës së Lega Pro mund të nxjerrë gjoksin para, pasi ka bërë të djersisë skuadrën kryesuese të Seria A. Trajneri i skuadrës zijeshil, që si futbollist ka milituar në stadiumet e Seria A, u rikthye të flaë për Kupën e Italisë në mikrofonin e emisionit “Tutti Convocati”.

“Shumë qanin dje, tani jemi kthyer në botën e vërtetë. E bukura e këtij profesioni janë pikërisht këto kënaqësi, me përulësi vendosëm Interin në vështirësi. Më thonin se ishin 9 vite që Interi shënonte në shtëpi. Në tre zëvendësimet e Spalletti u futën në fushë 250 milionë, ndërsa në tre zëvendësimet e mia u futën vetëm 250 mijë lira. U futën futbollistë të nivelit botëror, por gjithsesi e çuam ndeshjen deri te penalltitë. Rezervat? Eder, Gagliardini janë futbollistë të kombëtares, sikurse Skriniar, edhe Ranoçhia e Cancelo. Do të ishin titullarë në shumë skuadra”, deklaroi trajneri i skuadrës së Pordenone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat