Guardiola po vendos rekorde me Cityn, por më së shumti fitore rresht ka arritur me Bayern Munichun

Futboll

Guardiola po vendos rekorde me Cityn, por më së shumti fitore rresht ka arritur me Bayern Munichun

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 06:27
Spanjolli ka fituar tre tituj me Barcelonën në La Liga dhe Bayern Munichun në Bundesliga, por asnjëherë nuk u shpall kampion me Manchester Cityn

Manchester City ka shënuar fitoren radhës në Ligën Premier.

Citizens kanë qenë mysafirë të skuadrës së Swansea City, ku kanë triumfuar me rezultat të thellë prej 4-0.

Kjo ka bërë që të arrij edhe një rekord personal trajneri spanjoll, Pep Guardiola, i cili ka lënë pas rekordin e arritur të Arsene Wenger me Arsenalin në vitin 2002.

Në fakt, kjo ishte fitorja e 16 rresht e Cityt në këtë sezon të ri të ligës elitare angleze, duke barazuar vetëm njëherë në fillim të kampionatit me Evertonin.

Guardiola nuk është hera e parë që po arrin këso fitore të njëpasnjëshme me skuadrat që ka drejtuar deri më tani në karrierën nëntë vjeçare si trajner.

Strategu 46-vjeçar ka arritur po kaq fitore rresht (16 sosh) edhe me skuadrën e Barcelonës në sezonën 2010/11, të cilën rekord e kishte arritur edhe Real Madridi në sezonin 2016/17 me në krye me Zinedine Zidanen.

Por, më së shumti fitore trajneri spanjoll ka me skuadrën e Bayern Munichut në Bundesliga, ku ka arritur 19 triumfe në sezonin 2013/14.

Mbetet të shihet nëse do të vazhdojë serinë e fitoreve skuadra e drejtuar nga Guardiola edhe në xhiron e radhës, ku City do të mirëpres para shikuesve të vetë Tottenham Hotspur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat