Batistuta: Kur u tërhoqa nga futbolli

Futboll

Batistuta: Kur u tërhoqa nga futbolli

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 10:57
Batistuta

Në një intervistë për gazetën “Marca”, Gabriel Batistuta ka folur për futbollin e sotëm: “Futbolli ka ndryshuar shumë, por ka disa futbollistë që më ngjasojnë si Suarez, Cavani, Higuain dhe Icardi”. Në lidhje me “El Pipita”, ish-sulmuesi i Roma dhe Fiorentina, deklaroi: “Për mendimin tim Higuain nuk mund të mungojë në kombëtaren e Argjentinën.” Ka vend edhe për një sekret personal: “Kam probleme të vazhdueshme me kaviljet. Një ditë i kërkova mjekëve të më prisnin këmbët për të shmangur dhimbjen që u bë e padurueshëm.”

“Mbrojtësit më të mirë ndaj të cilëve jam ndeshur janë Baresi, Nesta, Maldini, Chamot dhe Vierchowod, ndërsa mbrojtësit më të mirë aktualisht janë Ramos, Fazio, Godin, Mascherano, Piqué dhe Varane”

Bati-gol tregon historinë e tij në futboll: “Kam dhënë gjithmonë maksimumin tim në aspektin sportiv, për të arritur te suksesit dhe kurrë nuk ishte i ngopur. Isha shumë kërkues ndaj vetes dhe mendoj se kam bërë një karrierë të mirë.” Në karrierë që më pas ka qenë e vështiri për t’u kaluar: “Kur u tërhoqa nga futbolli kisha shumë frikë, por tani jetoj mirë sepse lumturia vjen nga gjëra të tjera. Tani e jetoj futbollin me shumë interes dhe e studioj më shumë sesa kur luaja. Të jesh profesionist nuk është aq e bukur si mendojnë njerëzit. Nuk është e lehtë të jesh Messi apo Ronaldo.”

Batistuta thotë se ka marrë shumë ngrohtësi nga njerëzit, por tregon për shqetësimet e mëdha fizike dhe psikologjike. “Kam probleme të mëdha me kaviljet, sidomos me të djathtën. Lëviz shumë pak, por fatmirësisht nuk kam më të njëjtën dhimbje të tmerrshme. Për disa muaj e kisha të vështirë të qëndroja në këmbë. Kam marrë shumë ilaçe anti-dhimbje dhe faktikisht isha si i burgosur nga ajo që më jepte lirinë më parë. Psikologjikisht mund të jesh gati për gjithçka, por jo gjithmonë zgjidhen problemet fizike. Një ditë i kërkova mjekëve të më prisnin këmbët sepse nuk e duroja më dhimbjen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat