Vllaznia mohon akuzat e Tiranës

Futboll

Vllaznia mohon akuzat e Tiranës

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:04
Vllaznia mohon akuzat e Tiranës

U luajt dje në Shkodër ndeshja mes Vllaznisë dhe Tiranës, e cila përfundoi me rezultatin 1-0. Pas ndeshjes së kjthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, skuadra bardheblu akuzoi policinë se kishe ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj lojtarëve të saj. Por, pas akuzave të Tiranës, ka ardhur reagimi i klubit të Vllaznisë. Drejtori sportive, Eugent Zeka, gjatë një prononcimi për mediat tha se deklaratat e Tiranës janë të pavërteta dhe se problemi i vetëm i kësaj ndeshjeje ishin arbitrat:

“Është absolutisht e pavërtetë që policia të ketë ushtruar dhunë ndaj futbollistëve. Nuk ka ndodhur asnjë gjë në korridoret e dhomave të zhveshjes. Thjesht ne kemi patur pretendimet tona për një sjellje jokorrekte të arbitrave dhe kaq. Për më tepër, me mënyrën si veproi njëri nga arbitrat anësorë, që u largua në mënyrën jo të duhur nga fusha e lojës. Nuk pati asnjë goditje mes lojtarëve të dy ekipeve, por thjesht një kërkesë llogarie nga ana e futbollistëve të Vllaznisë ndaj arbitrit të ndeshjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat