Reagimi i FFK-së në rastin KF Ferronikelit, irritues

Futboll

Reagimi i FFK-së në rastin KF Ferronikelit, irritues

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 11:48
Nexhmedin Bunjaku

Debate

Në vend se FFK të reagojë ashpër ndaj ndërhyrjes politike në këtë klub, me vendosmëri të kërkojë që politika të qëndrojë sa më larg futbollit, ata në mënyrë direkte përkrahin këtë ndërhyrje duke kërkuar që sa me shpejtë të zgjidhet kryesia e re!

Një reagim i tillë edhe është “pritur” nga prijësit e federatës kur merret parasysh kundërshtimi dhe zbulimi i falsifikimeve të licencimit të klubeve mu nga kjo kryesi në ikje e KF Ferronikelit dhe ftohja e raporteve mes veti.

Nga ky reagim i FFK-së, duke mos e gjykuar në asnjë moment ndërhyrjen politike në KF Ferronikeli, është edhe një dëshmi më tepër se edhe vetë FFK është e politizuar, është edhe një dëshmi se ata qëndrojnë në pushtet “falë politikës të cilës iu janë nënshtruar”.

Shkarkimi apo tërheqja e një kryesie është shumë normale dhe e pranueshme kur ajo vie shkaku i krizës financiare, rezultateve të dobëta, keq menaxhimit etj. por kur bëhen këto shkarkime direkt nga politika apo për interes të dikujt, është e papranueshme.

Ndërhyrja e kryetarit te komunës në KF Ferronikeli, është në kundërshtim me statutin dhe rregulloret e UEFA-s, për çka futbolli i Kosovës mund të ketë pasoja te paparashikueshme.

Metodë e re e FFK-së, të eliminoje kundërshtaret nëpërmes politikës, të zgjeroje rrethin politik brenda federatës dhe te tregojnë besnikërinë që kanë ndaj politikës.

Besoj se së shpejti do kem edhe reagimin e UEFA-s për rastin e KF Ferronikeli.

Autori është ish futbollist i KF Drita dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat