Gattuso: Donnarumma u prek nga tifozët

Futboll

Gattuso: Donnarumma u prek nga tifozët

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:18
Gianluigi Donnarumma

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka mbrojtur portierin Gianluigi Donnarumma pasi adoleshenti është abuzuar nga ultrasit italian.

Donnarumma ka bërë një paraqitje të mirë ndaj Veronas.

Por, kjo nuk rrëmebeu vëmendjen sa ofendimet e tifozëve ndaj tij për shkak të spekulimeve se ai po kërkon largimin.

Ka reaguar trajneri Gattuso, i cili ka mirëkuptuar portierin.

“Ai është 18 vjeç, natyrisht se ishte prekur”.

“Unë mund ta falënderoj për atë që po bën. Për moshën e tij, ai është portieri më i mirë në botë tani”.

“Mund ta shihni në fytyrë se nuk është i lumtur, por unë njoht e ai një atlet të madh dhe djalë të mrekullueshëm. Ai do të ketë mbrojtjen time, atë që unë mund të bëj për të”.

“Nëse klubi thotë se nuk shitet askush, e as që dëshiron ta bëj këtë, atëherë pse duhet të flasim për këtë? Unë respektoj tifozët, por njerëzit duhet të kuptojnë nëse Gigio vërtet dëshiron të largohet ose të qëndrojë. Unë mund të them se po punoj me një atlet të madh dhe profesionist”.

“Unë jam trajneri i Milanit dhe unë mund të flas për këtë, për sportistin, asgjë tjetër. Gigio nuk më ka thënë personalisht se dëshiron të largohet. Nëse po, do të ishte ndryshe”.

“Unë nuk po flas për Raiolan, sepse po flas me Gigion për ditë. Unë nuk e di nse Mino po tentno ta shtyjë lojtarin drejt largimit”.

“Ndihem tepër keq, pasi njerëzit po e bëjnë një fëmijë të duket si përbindësh. Fatmirësisht, ishin vetëm nëntë mijë njerëz në stadium, paramendoni si do të dukej nëse do ta ofendonin 50 mijë tifozë”, deklaroi Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat