Po të ishte vendosur titulli...

Futboll

Po të ishte vendosur titulli...

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 12:54
Mourinho

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, këmbënguli se gara e titullit të Premier League është ende e gjallë, përkundër distancës së të tijve nga kryesuesit e Manchester City. Skuadra e Pep Guardiolës shënoi një fitore të 15-të në listën e “top-fluturimeve” në renditjen e së mërkurës, duke hedhur skuadrën në tapet Swansea City 4:0, ndërsa Manchester United “pickoi” jashtë fushe, duke mposhtur minimalisht Bournemouth, shkruan telesport. Goli i Romelu Lukakut ishte i mjaftueshëm për të mposhtur “qershitë”. “Djajtë e Kuq” vinin pas disfatës në derbi dhe Mourinho, më pas, pranoi se lojtarët e tij po tregonin shenja të lodhjes. Ai, gjithsesi, nënvizoi vendosmërinë e tij për të mbyllur boshllëkun me ekipin e Guardiolës. Kur u pyet për garën e titullit, ai i tha “BBC Sport”:

“Ne luajmë ndeshje pas ndeshje dhe duhet të përpiqemi të fitojmë sa më shumë. Kemi një sfidë të vështirë në West Brom dhe po përpiqemi ndeshje pas ndeshje. Titulli përcaktohet vetëm gjatë majit. Nëse kjo çështje do të kishte përfunduar, do të shkoja me pushime në Brazil, apo në Los Anxhelos”. Kur u pyet nëse skuadra e tij kishte pësuar një “hangover” nga humbja 2-1 ndaj Manchester City, Mourinho u përgjigj: “Lodhje po, “hangover” jo. Ndeshja ishte e madhe. Natyrisht, një humbje nuk ndihmon në rimëkëmbjen tuaj. Ndihmojnë fitoret, humbjet nuk e bëjnë këtë gjë. Ata ishin kundërshtarë të vështirë dhe u luajt në kushte të vështira. Po të kishim shënuar golin e dytë do të kishte qenë një natë e qetë për ne”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat