Kjo është një luftë e hapur mes Milanit dhe Mino Raiolës. Arsyeja për mosmarrëveshjen është edhe një herë Gianluigi Donnarumma, një pasuri që kuqezinjtë synojnë ta mbrojnë nga ambiciet e supozuara të menaxherit të tij. Lidhur me këtë problem ka folur edhe Massimiliano Mirabelli, i intervistuar në zonën e përzier, pas ndeshjes Milan-Verona: “Ne nuk do ta marrim më qafë Gigion, sepse është një djalë i madh. Kam biseduar me të një minutë më parë dhe nuk ka thënë kurrë se dëshiron të largohet. Ndoshta ka disa zotërinj që dëshirojnë të organizojnë diçka, por ne do të mbrojmë Milanin. Ne nuk kemi nevojë për të shitur askënd. Cilido lojtar që dëshiron të largohet duhet të jetë i lirë nga kërkesat tona. Unë nuk kam asnjë takim të planifikuar me Raiola.
Portieri ka një kontratë deri në vitin 2021. Unë nuk kam asgjë për t’i thënë Raiolës. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur Gigio dhe Milanin nga disa zotërinj, të cilët janë duke u përpjekur për të dëmtuar klubin tonë. Nëse dikush përpiqet të prishë imazhin tonë, do të mbrohemi në forumet e duhura. Dhuna morale? Unë nuk mendoj se e kemi bërë ndonjëherë diçka të tillë. Ne qeshim për këtë, por nuk do të lejojmë asgjë të ndodhë. Lojtari ishte shumë i lumtur të rinovonte kontratën dhe është ende në të tilla pozita. Ne të gjithë e dimë qëllimin e dikujt, ku dëshiron të arrijë. Jemi më afër se kurrë me Gigio, sepse nuk kemi ndërmend ta dorëzojmë atë. Nëse dëshiron të largohet, duhet të na lutet, por ai e do Milanin”.