Nuk do sulmues

Futboll

Nuk do sulmues

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 14:43
Zinedine Zidane

Zinedine Zidane i ka dhënë fund zërave që çojnë kapitenin e Interit, Mauro Icardi të Reali i Madridit, që në muajin janar. Vetë trajneri i madrilenëve, menjëherë pas triumfit në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, theksoi se pret përforcime në merkaton e janarit, por jo në repartin e sulmit.

“Icardi është një sulmues shumë i mirë, ashtu si shumë të tjerë, por e vërteta është që unë nuk dua përforcime në këtë repart. Merkatoja e janarit është për ndonjë riparim të vogël dhe unë kam kërkuar përforcime në reparte të tjera, pasi në sulm jemi të kompletuar. Patëm një krizë goli fillimisht, por tani skuadra po ecën mirë dhe po shënojmë me rregullsi”, u shpreh Zidane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat