Mahniti botën me aftësitë në futboll, Ronaldinho i hyn politikës

Futboll

Mahniti botën me aftësitë në futboll, Ronaldinho i hyn politikës

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 15:58
Ronaldinho

Ronaldo de Assis Moreira ose Ronaldinho, i njohur botërisht për talentin e tij në futboll për të ardhmen po mendon të ndryshojë profesion. Ronaldinho që në vitin 2006 fitoi edhe “Topin e Artë” me Barcelonën do t’i hyjë politikës, raporton “O Globo”.

37-vjeçari sipas këtij burimi ka zbuluar se Ronaldinho do t’i hyjë politikës vitin tjetër, me partinë Social Christian të Jair Bolsonaro, në Brazil.

Ish-ylli i Barça-s dhe Milan është duke pritur që Bolsonaro të bëjë zyrtare kandidaturën, që do të ndodhë në mars të 2018, por ai është përfshirë që tani në politikë, duke pozuar me librin.

Ronaldinho do të qëndrojë për zgjedhjet e Minas Gerais, raporton “O Globo”.

Bolsonaro është duke garuar për postin e presidentit, por është një karakter polemik për shkak të pikëpamjes së tij për sa i përket martesës të njerëzve seksit të njëjtë dhe dënimit me vdekje.

Ai e ka përshkruar veten e tij me presidentin e Amerikës Donald Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat